Eftuar sot në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë, Livia Brunga. Ajo përfundoi mbrëmë rrugëtimin e saj në shtëpinë e Big Brother pas një nominimi ‘kokë më kokë’ me Loredanën. Në lidhje me daljen e saj Livia u shpreh edhe nëse ka qenë Rozana shkaku i daljes.
"Unë mendoj që Rozana ka dashur të më mbrojë disi, ka parë karakterin tim që unë jam pak më e ndjeshme për disa gjëra ama e vetmja gjë që mua më ka penalizuar është që unë nuk kam kërkuar protagonizmin në mënyrë të dhunshme. Nuk e kam atë pjesë".
A do të ketë një takim mes saj dhe Rozanës jashtë?
"Unë pres që të dalë Rozana sepse gjithçka që unë kam ndarë me të ishte shumë e vërtetë, e fortë, kemi qarë të dyja për njëra-tjetrën, kemi kaluar momente shumë të bukura dhe jemi vajza që duhemi shumë dhe ajo shoqëria jonë është".
Livia u shpreh që edhe nëse do të rifutej sërish ajo nuk do të ndryshonte asgjë. Sa i përket eksperiencës në Big Brother Livia e përshkroi duke thënë:
"Për mua ka qenë shumë e bukur. Ka qenë një gjë shumë e re, e kam përjetuar me qejf. Kam pasur mundësinë të njoh gjëra të reja dhe jam e lumtur".