Rihanna dhe A$AP Rocky nuk e zgjodhën vetë emrin e djalit të tyre më të vogël. Në fakt, ishte Pharrell Williams ai që sugjeroi emrin Riot Rose Mayers për djalin e tyre, që tani është 18 muajsh. Këngëtarja e zbuloi këtë gjatë një interviste për Harper’s Bazaar, botuar më 22 shkurt.
Pharrell dhe Rocky kishin bashkëpunuar më parë në këngën “RIOT (Rowdy Pipe’n)” në vitin 2023, dhe pikërisht ky bashkëpunim frymëzoi edhe emrin e djalit të tyre. Por, siç zbuloi Rihanna, Pharrell fillimisht mendoi se do të ishte vajzë. “Ai na dha këtë emër duke menduar se do të kishim një vajzë, sepse kishte parë diçka në internet,” tregoi Rihanna.
Duke folur për Pharrell, ajo tha se producenti është një njeri me mendim të thellë. “Ai nuk është sipërfaqësor. Nuk thotë diçka dhe e lë thjesht me një pikë në fund.”
Rihanna, e cila zbuloi shtatzëninë me Riot gjatë performancës së saj ikonike në Super Bowl Halftime Shownë 2023, ndau gjithashtu disa detaje rreth djalit të saj të vogël. “Riot është thjesht i mrekullueshëm,” tha ajo. “Kur zgjohet, fillon të bërtasë, por jo duke qarë — ai thjesht do të këndojë. Dhe unë them: ‘Ok, ja ku fillojmë!’ Ai është alarmi im i mëngjesit! Dhe nuk pranon ‘jo’ si përgjigje nga askush.”
Por Riot nuk është i vetmi fëmijë që sjell gëzim në jetën e Rihanna-s dhe Rocky-t. Ata janë gjithashtu prindër të djalit dyvjeçar RZA Athelston Mayers, i cili mban emrin e anëtarit legjendar të Wu-Tang Clan, RZA (Robert Fitzgerald Diggs).
Rihanna e përshkruan RZA-n si një fëmijë me një shpirt të ndjeshëm. “Ai është magjik. E do muzikën, meloditë, librat, ujin. Çdo gjë që lidhet me banjën, notin, pishinën apo detin, ai e adhuron,” tha ajo.