Xhensila prishet me menaxhmentin e saj

Mediale Vip

Xhensila prishet me menaxhmentin e saj

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 06:29
Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja bukuroshe, Xhensila Myrtezaj, është komentuar shumë së fundmi për shkak të ndarjes së saj nga lidhja shumëvjeçare dhe mjaft e famshme.

Por, Xhensila vazhdoi ta shijonte jetën e saj edhe si një nënë beqare. Të paktën këtë e kanë reflektuar postimet e saj në rrjete sociale.

Por, burime për Prive kanë mësuar se këngëtarja e shumë hiteve tashmë i ka ndarë edhe rrugët me menaxhmentin e saj.

Rrugëtimi i tyre profesional ka marrë fund duke lënë pas shumë hite por edhe dilema se çka çoi deri në këtë vendim.

Se çfarë vendime do të marrë Xhensila në të ardhmen në lidhje me karrierën e saj, mbetet të shihet. Gjithsesi, një gjë e dimë sigurt: talenti i saj do të mbetet gjithmonë aty.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat