Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit është bërë edhe më interesante, pasi Egli ka vendosur të tërhiqet nga përfshirja emocionale me të.
Megjithatë, duket se kjo nuk i ka pëlqyer fare Gjestit, i cili ka filluar ta ndjekë nëpër shtëpi dhe të kërkojë vëmendjen e saj me mënyra të ndryshme.
Gjesti, i revoltuar që Egli po kalon kohë me banorët e rinj, të cilët ajo i konsideron shokë nga jashtë, vendos të reagojë ndryshe.
Në një moment ai e merr Rizartën dhe i vendos krahun mbi supe, duke krijuar një situatë të qëllimshme për t’i rënë në sy Eglit.
Për më tepër, ai fillon të këndojë me Rizartën pranë tij, ndoshta për të provokuar xhelozinë e Eglit.
Por, ndërkohë, Egli, e buzëqeshur dhe e qetë, qëndron pranë Xenit, i cili nuk qëndron duarkryq dhe nis të këndojë këngë dashurie.