Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të

Mediale Vip

Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 16:59
Sara Kolami

Gjesti ka bërë një bisedë ditën e sotme (e hënë) me Rozana Radin pasi tentoi të zihej me të, por që tregon se ka një problem.

Ai thotë se edhe në formatin e kaluar ku ka qenë, Big Brother VIP Kosova 3, ka qenë një vajzë me të cilën nuk mund të kishte përplasje.

Ndonëse nuk e përmend, komentuesit kanë aluduar për Sara Kolamin, për shkak se nuk kanë patur ndonjë debat gjatë kohës sa ishin.

Këngëtari nga Peja thotë se për shkak të energjisë nuk mund të përplasej me të.

“Kështu edhe në atë formatin tjetër e kam pasur një çikë, nuk kam mundur të zihesha me të, vetë energjia, jam munduar sikur me ty por pas tre minutësh kam qeshur prapë me të”, iu drejtua ai Rozit.

Kjo pasi dyshja po tentojnë të prishin raportin dhe të jenë kundërshtarë në këtë lojë.

Edhe pse, Gjesti dhe Rozana që nga fillimi kanë qenë në krah të njëri-tjetrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat