Depardieu në shënjestër edhe të një hetimi për mashtrim të madh tatimor

Mediale Vip

Depardieu në shënjestër edhe të një hetimi për mashtrim të madh tatimor

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 19:22
Gerard Depardieu

Ylli francez i kinemasë, Gerard Depardieu është subjekt i një hetimi për mashtrim të rëndë tatimor dhe pastrim parash, i dyshuar se ka edhe një banesë fiktive në Belgjikë që nga viti 2013.

Kërkimet dhe seancat u zhvilluan në mes të shkurtit në Belgjikë dhe Francë, veçanërisht në Maine-et-Loire, ku Gerard Depardieu zotëron një vilë.

"Hetimi pason disa denoncime nga administrata tatimore. Hetimi synon të përcaktojë nëse adresa e tij ishte një adresë e rreme” dhe çfarë shume tatimi mund t’i kishte fshehur Francës që nga viti 2013.

Aktori 76-vjeçar njoftoi në dhjetor 2012 se po transferohej në Belgjikë për arsye taksash. Ai synonte të protestonte kundër taksimit të pasurive të mëdha të dëshiruara nga presidenti francez i asaj kohe, François Hollande.

Më pas ai u vendos në Néchin, një qytet belg pranë kufirit francez, i njohur si shtëpia e emigrantëve të pasur. Kjo qasje kishte ndezur një polemikë të gjallë.

I kritikuar veçanërisht nga liderët politikë – largimi i tij ishte përshkruar si “mjaft patetik” nga kryeministri i asaj kohe, Jean-Marc Ayrault – ai kishte kërcënuar se do t’i kthente pasaportën franceze.

Ai mori nënshtetësinë ruse nga presidenti Vladimir Putin, në janar 2013. Aktori do të gjykohet gjithashtu në mars në Paris për sulm seksual ndaj dy grave gjatë xhirimeve të filmit të Jean Becker, “Les volets verts”, në 2021.

Prokuroria urdhëroi gjithashtu që ai të gjykohej për përdhunimin e aktores Charlotte Arnould në vitin 2018, gjë që aktori e kundërshton. Gjyqtari hetues i ngarkuar me këtë çështje ende nuk ka vendosur nëse do të zhvillohet apo jo gjykimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat