​ASAP Rocky dhe Rihanna premtojnë të pagëzojnë fëmijën e tyre sipas avokatit të reperit

Mediale Vip

​ASAP Rocky dhe Rihanna premtojnë të pagëzojnë fëmijën e tyre sipas avokatit të reperit

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 21:46
​ASAP Rocky dhe Rihanna

Reperi ASAP Rocky dhe këngëtarja e njohur Rihanna kanë bërë një premtim të pazakontë për fëmijën e tyre të ardhshëm. Çifti ka deklaruar se do t’ia vendosin emrin e avokatit Joe Tacopina, i cili ndihmoi në lirimin e reperit nga akuzat që po përballej në gjykatë.

ASAP Rocky u gjend në një situatë të vështirë ligjore pas një incidenti të ndodhur në nëntor të vitit 2021, ku ai u akuzua për përdorim të armës së zjarrit ndaj një ish-shoku të tij, Terell Ephron, i njohur ndryshe si ASAP Relli. Prokuroria e akuzoi reperin për sulm me armë dhe rrezikim të jetës, duke rrezikuar një dënim të rëndë, përcjell KosovaPress.

Megjithatë, avokati Joe Tacopina, i njohur për mbrojtjen e figurave të njohura, arriti të bindte gjykatën që provat kundër Rocky-t ishin të pamjaftueshme, duke ndihmuar në lirimin e tij nga akuzat më të rënda. Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij, Rocky dhe Rihanna kanë premtuar se nëse fëmija i tyre i ardhshëm është djalë, ai do të mbajë emrin Joe.

Avokati Tacopina e ka bërë këtë të ditur në një intervistë për Extra.

“Më tërhoqën nga gëzimi dhe më thanë, fëmija jonë i rradhës do e ketë emrin ASAP Joe”, ka deklaruar ai.

Ky vendim ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjetet sociale, me fansat që e shohin si një mënyrë unike për të shprehur falënderimin ndaj avokatit që shpëtoi Rocky-n nga një dënim i mundshëm. Ndërkohë, çifti vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për jetën e tyre private dhe projektet muzikore që mund të sjellin në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat