“Festofsh me engjëjt”- I vëllai gardist vrau veten me armën e shërbimit, këngëtarja shqiptare e kujton për ditëlindje: Ti do mbetesh gjithmonë 36-vjeçari i përjetshëm

Mediale Vip

“Festofsh me engjëjt”- I vëllai gardist vrau veten me armën e shërbimit, këngëtarja shqiptare e kujton për ditëlindje: Ti do mbetesh gjithmonë 36-vjeçari i përjetshëm

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 22:57
Sheila Haxhiraj

Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka kujtuar vëllain e saj të ndjerë për ditëlindje, Henri Haxhiraj, i cili i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit disa muaj më parë.

Përmes një postimi në TikTok, ajo ka përgatitur një banderolë të madhe me portretin e tij, të cilën e ka lëshuar në qiell me flamuj.

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime! Ti do mbetesh gjithmonë 36-vjeçari i përjetshëm. Te do motra shume, Festofsh me Ëngjëjt sot!”, shkruan ajo, ndërsa në sfond dëgjohet edhe kënga që ajo i ka dedikuar pas vdekjes.

Kujtojmë se Henri Haxhiraj qëlloi veten me armën e shërbimit paraditen e 15 tetorit 2024, në zonën e Qytet Studenti.

      

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat