I hodhi alkool në sy, Gerta thotë se nuk është penduar për veprimin ndaj Gjestit

Mediale Vip

I hodhi alkool në sy, Gerta thotë se nuk është penduar për veprimin ndaj Gjestit

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 23:54
Big Brother VIP Albania 4

Në sfidën e Vëllait të Madh, Gerta Gixhari nuk hezitoi t’i përgjigjej pyetjes së Olës.

Ajo i tha nëse është penduar për veprimin ndaj këngëtarit, për incidentin që i hodhi alkool në sy.

Konkurrentja u shpreh se nuk u pendua për faktin se ndodhet brenda dhe nuk është jashtë.

Tutje thotë se iu gëzua faktit që i shpëtoi rrezikut, meqë nuk u përjashtua nga formati.

“Përderisa jam në shtëpi jo. Përderisa jam kthyer. Nëse do rrezikohesha të isha jashtë, do thosha jam penduar. Isha në rrezik dhe e kalova”, tha ajo.

Gjesti nga ana tjetër ato momente u largua për pak kohë për t’u trajtuar në spital, por që më pas vazhdoi garën.

Gerta u skualifikua me zarf të zi, por që u kthye me votat e publikut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat