Justin Bieber ka mbyllur spekulimet se ai po përdor drogë pasi kohëve të fundit ngjalli shqetësim për shëndetin e tij kur doli në publik.
Pasa fansat e shumtë shprehën shqetësimin për këngëtarin, i cili mbush 31-vjeç muajin e ardhshëm, në rrjetet sociale, përfaqësuesi i fituesit të Grammy, foli për këtë çështje.
“Lajmet e përsëritura se Justin po përdor droga të forta nuk janë absolutisht të vërteta”, tha përfaqësuesi i tij për TMZ, duke shtuar se klienti i tij është në të vërtetë “në një nga pozicionet më të mira në jetën e tij.”
Në këtë kohë, ai është i fokusuar në “prindërimin aktiv të djalit të tij të porsalindur” Jack Blues, gjashtë muajsh, me gruan e tij, Hailey Bieber, dhe duke punuar në muzikë të re.
Ndërkohë burimet thanë për TMZ, se pamja e tij e lodhur ishte rezultat i një regjistrimi natën në studio dhe “përkujdesjes për djalin e tij, i cili gjithashtu kishte probleme me gjumin”.