Në një romancë të re pas ndarjes nga Jennifer Lopez? Ben Affleck bën lëvizjen tjetër dy ditë pas divorcit me aktoren

Mediale Vip

Në një romancë të re pas ndarjes nga Jennifer Lopez? Ben Affleck bën lëvizjen tjetër dy ditë pas divorcit me aktoren

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 07:09
Ben Affleck

Aktori i njohur Ben Affleck duket se është gati për një romancë të re pas ndarjes së tij nga Jennifer Lopez.

Sipas një burimi për PEOPLE, aktori është duke kërkuar për eksperienca të reja. Por ai ka shtuar se kjo nuk është një çështje që e shqetëson atë pasi Ben është i fokusuar dhe në punën e tij.

Ndër të tjera burimi është shprehur se aktori kalon shumë kohë edhe me fëmijët e tij nga martesa me Jennifer Garner.

Lajmi se ylli i Hollywood-it do të krijojë një marrëdhënie të re, vjen menjëherë pasi Gjykata e Lartë e Los Angeles vendosi më 21 shkurt se shkurorëzojë martesën e çiftit.

Ish-çifti u rikthyen në krahët e njëri-tjetrit në vitin 2021, pasi anuluan fejesën në vitin 2004. Në korrik 2022, ata u martuan në një ceremoni në Las Vegas. Pikërisht dy vjet më vonë, Lopez bëri kërkesë për divorc më 20 gusht 2024, duke përmendur 26 prill 2024 si datën e ndarjes dhe duke përmendur dallimet e papajtueshme si arsye të ndarjes. Ndërsa Affleck mbetet i fokusuar në punën e tij, projekti i tij i fundit, “The Accountant 2”, pritet të publikohet së shpejti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat