Ish-futbollisti, David Beckham ka zbuluar se kishte hequr dorë nga alkooli për 14 javë në mënyrë që të ishte në formën më të mirë për xhirimet në reklamën e “Boss”, që debutoi në janar të vitit 2025.
Ai potencoi se e gjithë reklama shkoi për mrekulli pasi kishte stërvitur për 14 javë rresht.
“Unë në fakt i thashë ekipit tim, nuk do të kthehem në të brendshmet e mia. Dhe më pas ne nënshkruam marrëveshjen me Boss”, tha Beckham.
Ndërkaq, ish-kapiteni i Anglisë, dokumentari i të cilit në Netflix, “Beckham” u publikua në vitin 2023, zbuloi gjithashtu se “The Last Dance” i Michael Jordan ishte frymëzimi për të.