Një dyshe Gjesti-Rozana, rrezik në lojë për Eglin! Opinionistët komentojnë "përplasjen" mes Eglit dhe Rozanës: Shumë ...

Mediale Vip

Një dyshe Gjesti-Rozana, rrezik në lojë për Eglin! Opinionistët komentojnë "përplasjen" mes Eglit dhe Rozanës: Shumë ...

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 00:06
Banorët

Raporti midis Eglit dhe Rozanës është krisur dhe shkak për të sipas opinionistëve janë bërë debatet e fundit mes banores dhe Gjestit.

Ndërsa për Nedën banoret zihen me njëra-tjetrën se kush do të bëjë Gjestin më shumë pjesë të lojës së vetë. Për Arbër Hajdarin një dyshe Gjesti-Rozana përbën rrezik për Eglin, kështu që banoret ishin të predestinuara që të ‘përplaseshin’ me njëra-tjetrën në këtë pikë të lojës.

Neda: Unë mendoj që Egli dhe Rozana… mua më lini pak fjalë dhe më shashtis fakti që dy alamet vajzash, të zgjuara dhe të bukura ziheni se kë do Gjesti më shumë, kush e ka Gjestin nga ana e vetë? Edhe në diskutimin te tualeti keni debatuar vetëm për Gjestin. Se ku qëndroni ju të dyja me njëra tjetrën sa i përket raportit njerëzor dhe atij të lojës unë nuk e kam kuptuar akoma.

Egli: I kam thënë që mos e përfshi Gjestin, mos e përfshi…

Rozana: A ta dëgjojmë Nedën. Realisht dua ta dëgjoj pak.

Neda: Unë kam në mendjen time shumë pikëpyetje se pse ti po bën këtë kthesën e këtyre ditëve. Ajo që besoj është se çdo gjë që ti ke bërë në atë shtëpi e ke bërë si rezultat i njeriut ndjekës që je kthyer për Gjestin. Kur Gjesti e ka të afërt dhe shoqe Rozanën, e ke dhe ti. Kur ai vendos ta ketë kundërshtare, ti papritur zgjohesh dhe vendos ta kesh kundërshtare. Ky tempizmi yt më lë të paqartë.

Ledioni: Gjesti, a e mendon edhe ti kështu si Neda?

Neda: Gjesti unë mendoj se deri më sot ti e ke nënvlerësuar shumë Eglin në aspektin e lojës. Ti ke mbajtur më afër dhe dëgjuar më shumë Rozanën në aspektin e lojës se sa Eglin. Mos e nënvlerëso ‘nusen tënde të ardhshme’ sepse edhe ajo di të luaj, por deri më sot ka qëndruar e ndrydhur në aspektin e lojës për shkak të ndjenjave.

Arbri: Unë mendoj që kjo situatë ka ndodhur për dy arsye. Së pari sepse u tha se Egli mund të jetë Livia e dytë për Rozanën dhe…

Egli: Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë Arbër Hajdari. Mos më krahaso kurrë me një emër tjetër, unë jam Egli Tako.

Arbri: Ore çfarë thotë kjo? Je këtu ti apo s’je këtu? O Egli, do të më dëgjosh nga fillimi deri në fund sepse nuk ka lidhje fare kjo që po thua.

Egli: A, në rregull. Kuptova diçka tjetër ndaj reagova…

Arbri: Kjo gjë po ndodh sepse u tha se Egli mund të jetë një lidhje e dytë dhe këtë ajo nuk e pranon. Ndaj duhet të reagonte. E dyta, Gjesti bashkë me Rozanën është rrezik për Eglin sepse janë po ata të dy që kanë folur me mijëra herë me njëri tjetrin dhe në një moment kur ju afrua Egli i thanë; çfarë do ti? Prit njëherë aty sepse kemi ca muhabete tonat ne, mos na u afro. Pra është një marrëdhënie që Egli nuk e do dhe normalisht që do të përplasej me Rozanën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat