Banori i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, ka thyer rregullat e shtëpisë duke kapërcyer murin rrethues të mërkurën. bb
Për këtë shkelje, produksioni ka dërguar një zarf të zi, duke njoftuar se vendimi për të do të bëhet publik të shtunën.
Gjesti ka deklaruar se e bëri këtë veprim për shkak të një momenti të vështirë dhe presionit nga dy persona brenda shtëpisë.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe këngëtarja Vesa Luma, e cila sugjeroi se ai duhet të fokusohet në karrierën e tij jashtë.
Postimi i plotë i Vesa Lumës:
“Për t’u bërë pjesë e këtyre formateve duhet të kesh shumë forcë..si Gjesti.
Përtej faktit që pjesëmarrja në këtë program me shikueshmëri të lartë të hap rrugë të reja…por…mendja është gjëja më e çmuar që kemi.
Në këtë rast, e kuptoj tepër mirë Gjestin i cili është i izoluar tash e sa muaj. Dhe duke qenë se padyshim është fitues edhe i BBVK dhe i BBVA – mbase do ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve.
Se vlerën e çmimit të madh do ta tejkaloj disa herë brenda këtij viti.
Le të rrinë ata që i riktheu publiku sërish aty brenda të bëjnë lojë e shikueshmëri”.