Sara Berisha, pas disa spekulimeve për një dasmë të mundshme me DJ PM, ka sqaruar situatën në një deklaratë të fundit.
Teksa ishte e ftuar në ‘Zë me Mirën’, ajo theksoi se nuk ka një dasmë në sfond dhe që, në vend që të shpenzonin paratë për një festë të madhe, preferojnë të investojnë ato në mundësi më produktive.
“Nuk ka një dasmë në sfond. Unë mendoj që ato lekë që do të harxhonim për dasmë, më mirë që unë dhe DJ PM t’i harxhojmë për disa gjëra të tjera. Më mirë bëjmë një biznes ose ikim me pushime diku”, shpjegoi Sara.
Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka shtuar pyetje rreth planeve të ardhshme të saj dhe të DJ PM-së. A do e finalizojnë ndonjëherë dashurinë e tyre në martesë, apo jo?