Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t’u veshur

Mediale Vip

Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t’u veshur

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 21:21
Jennifer Lopez

J.Lo i nxorri që tani pantallonat pranverore nga dollapi dhe do doni t’i bashkoheni dhe ju

Në këtë periudhë të vitit, njerëzit ose po shfrytëzojnë çdo sekondë të fundit të dimrit ose po numërojnë ditët deri në pranverë kur vjen puna tek veshjet e tyre.

Në rastin e dytë, mund të dëshironi të ndiqni shembullin e Jennifer Lopez-it.

Duke gjykuar nga veshja e saj e fundit, ajo duket qartë se mezi po pret rrezet e ngrohta pranverore.

Të mërkurën, J.Lo u fotografua në Los Angeles e veshur me trendin e pantallonave që është një hit çdo pranverë: pantallona lino të gjera.

Linoja është pëlhura ideale për pranverë dhe verë, sepse është e lehtë dhe s’të bën të djersish.

Pantallonat e gjera janë një zgjedhje elegante në çdo stinë, por ato janë perfekte për muajt e ngrohtë sepse janë të lirshme dhe nuk kufizojnë kurrë.

Ky trend i rehatshëm sjell atmosferën e viteve ’90 me një përditësim modern që mund të jetë sportiv ose elegant.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat