Lizzo rikthehet në muzikë pas dy vitesh, publikon këngën e re

Mediale Vip

Lizzo rikthehet në muzikë pas dy vitesh, publikon këngën e re

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 21:38
Lizzo

Lizzo ka publikuar këngën e saj të parë pas dy vitesh, Love In Real Life, duke shënuar nisjen e një epoke të re muzikore.

Kënga, pjesë e albumit të ardhshëm me të njëjtin emër, u shoqërua me një videoklip artistic.

Këngëtarja përballet me një atmosferë misterioze dhe kërcimtarë të frikshëm, përpara se të bashkohet me ta në një valle energjike.

Ky rikthim vjen pas një periudhe të vështirë për Lizzo-n, e cila u përball me akuza për ngacmim seksual nga ish-kërcimtarët e saj.

Megjithatë, një gjyqtar e hoqi emrin e saj nga padia, duke i hapur rrugën fokusit te muzika e re.

Për të promovuar projektin, Lizzo do të mbajë tre koncerte në mars, me shitjen e biletave që nis më 5 mars.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat