Këngëtari Arian Agushi i ftuar në “Weekend” në Klan Kosova ka potencuar sërish se e do fenë e tij, islamin.
Derisa, shtoi se se kur të përfundon ramazani ai ndihet shumë keq, madje i vjen te qajë.
“Mendoj që rëndësi të madhe ka me kanë i kënaqur zoti me mua, ka njerëz që e shajnë zotin e më shajnë mua. Pak rëndësi ka. Edhe kur kanë pasë të drejtë e më kanë kritiku atë punë nuk e kam bo mo.
Nuk më ka pengu najherë kritika, janë të mirëseardhura por jo kur janë pa vend. Gëzohem që jam ky që jam. E dua zotin, e dua fenë time. Kur të kryhet më kahet”, tha Arian Agushi.