Julia Roberts mban fjalimin emocionues: Jeta është veç një ëndërr

Mediale Vip

Julia Roberts mban fjalimin emocionues: Jeta është veç një ëndërr

Më: 1 mars 2025 Në ora: 21:56
Julia Roberts

Mbrëmjen e së premtes, më 28 shkurt, Teatri historik Olympia në Paris priti ceremoninë e ndarjes së çmimeve César, duke bashkuar personalitete nga skena e filmit francez dhe ndërkombëtar. Veprimtaria e sivjetme pati një karakter të veçantë, pasi shënoi 50 vjetorin e ndarjes së parë të çmimeve kryesore të filmit francez.

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte prezantimi i çmimit César për Julia Roberts , në shenjë mirënjohjeje për karrierën e saj tridhjetëvjeçare në ekranin e madh. Aktorja e shquar u shpërblye si për të gjithë karrierën e saj, ashtu edhe për etikën dhe integritetin që ka treguar brenda dhe jashtë sheshit të filmit.

Çmimi u dorëzua nga Clive Owen, bashkëylli i saj në filmat “Closer” dhe “Duplicity”, i cili vlerësoi talentin dhe kontributin e saj në kinematografinë botërore. Me të hyrë në skenë, ylli i Hollivudit është duartrokitur nga publiku, në shenjë dashurie dhe respekti nga kolegët dhe fansat.

Fjalimin e saj, aktorja hapi me një “faleminderit” prekëse për aktoren franceze Catherine Deneuve, e cila luajti rolin e presidentes së çmimeve César të këtij viti .

“Catherine Deneuve lindi dhe e bëri botën e kinemasë një vend më të mirë,” tha ajo. Më pas aktorja shprehu mirënjohjen për mundësinë që iu dha për të ndjekur pasionin e saj për aktrimin gjatë gjithë këtyre viteve. Ajo nuk ka munguar të përmendë miqtë e saj të ngushtë, familjen, fëmijët dhe bashkëshortin, duke i falënderuar për mbështetjen e palëkundur.

“Vajza ime e pabesueshme më tha të shkruaj një fjalim, por unë kurrë nuk kam shkruar një fjalim për veten time, ishte mjaft e ndërlikuar. E kam shkruar një, por e kam lënë në hotelin tim”, ka thënë Julia me humor, ndërsa ka vazhduar me një frazë nga kënga për fëmijë “Rresht, rresh, varkën tënde” dhe thotë: “Me gëzim, gëzim, gëzim. Jeta nuk është gjë tjetër veçse një ëndërr, faleminderit .”

Me rolet ikonë në filma si Pretty Woman, Erin Brockovich dhe Eat Pray Love, Julia Roberts ka zënë një vend të veçantë në historinë e filmit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat