Javën që lamë pas, Fero bëri publike faktin se ishte martuar. Ndonëse preferoi që të mos zbulonte portretin e vajzës që i kishte fituar zemrën, ai u shpreh se ishte më i dashuruar se kurrë. Të shumtë ishin fansat që pyetën se kush ishte vajza dhe a i përkiste besimit islam, ashtu si Fero.
Por vetëm pak ditë, vetë Nita, e bëri publik imazhin e saj. Por kush është modelja e njohur Nita Bajrami. Shtatë vjet më parë ajo kishte arritur një sukses në botën e modelizimit. Nita ishte finaliste e spektaklit “Top Model of the Ireland”, që është një ndër konkurset kryesore të bukurisë në Irlandë.
“Unë kam lindur në Dublin, prindërit e mi kanë ardhur në Irlandë gjatë luftës së Kosovës ku pas tre vjetësh kanë marrë shtetësinë Irlandeze” kishte thënë Nita në spektaklin irlandez. Pas këtij suksesi, Nita kishte bashkëpunuar edhe me “Vogue”-n.

Duket se edhe në pamje, por edhe në karrierë, Nita dhe Arbenita kanë shumë ngjashmëri. Kujtojmë se pas ndarjes nga Arbenita, Fero i është përkushtuar fesë islame, ku edhe siç ka thënë gruaja e tij e tanishme i përket të njëjtit besim. “Jam i dashuruar, me të thënë të drejtën nuk ma kishte marrë mendja se do dashurohesha kaq shpejt, por jam dashuruar si kurrë më parë. I sfidoj të gjithë meshkujt shqiptar se askush nuk është më romantik se unë”, u shpreh Fero ndërsa shtoi se: “Tani do ju bëj ‘disse’ për romantizëm”.
Kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen nga Kumanova, Arbenita Ismajli, më të cilën ka edhe një vajzë të quajtur, Nina. Kujdestaria e së bijës u kthye në një mollë sherri mes Feros dhe Arbenitës, ndërsa reperi, pretendonte se modelja nuk e lejonte ta takojë.
Pas divorcit reperi publikoi foto të ish-partneres në Dubai me vajzën e tyre dhe një burrë, duke hedhur akuza e duke u shprehur se Arbenita dëshiron jetën e luksit dhe të shesë trupin me pleq, teksa theksoi se lakmia e saj për para, sipas tij, çoi në fundin e marrëdhënies së tyre.
“Ka eskorta të hapura dhe të fshehura, zakonisht sepse unë kam pasur shoqe modele shumë, modelet kohët e fundit nuk fitojnë shumë. Dhe modelet që shkojnë në Dubai shanset janë 100% si eksorta”, u shpreh reperi në “Glamour Zone”.
Ndërsa shtoi duke thënë se “nëse duan jetë luksoze, me shit trupin e tyre me pleq nuk duhet të krijojnë familje”, referuar ish-partneres së tij, teksa deklaroi se “nuk më merr mua në qafë, por vajzën”.