Kate Cassidy pesë muaj pas vdekjes së Liam Payne e ka kujtuar atë me një postim në Instagram. Këngëtari i ish-bandit “One Direction” ndërroi jetë në tetor të 2024-ës, pasi ra nga ballkoni i katit të tretë të hotelit ku po qëndronte, pasi kishte pirë alkool dhe drogë.
Vdekja e tij, siç pritej, futi në pikëllim të afërmit e tij, ndërsa partnerja e tij, Kate Cassidy, vazhdon të bëjë postime në rrjetet sociale kushtuar atij edhe sot e kësaj dite. Në postimin e ri në Instagram, ajo ka treguar për ndjekësit se ka vizituar një vend ku kishte qenë me të dashurin e saj.
Siç thotë ajo, vizita e saj atje i ka kujtuar atë. “Mendova se ky vend do të ndihej bosh pa ty, por përkundrazi, është i mbushur me ngrohtësinë e këtij momenti që ndamë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin shoqërues.
Kate Cassidy ngarkoi dy foto nga i njëjti vend. Në njërën, ajo qëndron aty me Liam Payne, ndërsa në të dytën është fotografuar e vetme.
Cassidy filloi të takohej me Payne në fund të vitit 2022 dhe çifti ishte zhvendosur në një shtëpi në Wellington, Florida, vetëm disa javë para rënies tragjike të yllit 31-vjeçar nga një ballkoni hoteli në Buenos Aires, Argjentinë.