U nda nga partneri vetëm dy javë pasi mësoi se ishtë shtatzënë, ja ku do të mbështetet Megan Fox pas lindjes

Mediale Vip

U nda nga partneri vetëm dy javë pasi mësoi se ishtë shtatzënë, ja ku do të mbështetet Megan Fox pas lindjes

Më: 1 mars 2025 Në ora: 22:24
Megan Fox

Aktorja Megan Fox është “mbështetur fort” tek motra e saj e madhe, Christy Fox, teksa po afrohet lindja e fëmijës me ish të fejuarin, Machine Gun Kelly.

“Megan po mbështetet te motra e saj Christy pas ndarjes së saj nga Colson,” zbuloi një burim për Page Six, teksa përdori dhe emrin e vërtetë të muzikantit, Colson Baker.

Sipas të njëjtit burim, këngëtari ka qëllim që të jetë i pranishëm në jetën e fëmijës së tij, pavarësisht ndarjes së fundit nga Megan Fox.

“Ai dhe Meghan janë ende në kontakt. Ai e do atë dhe nuk dëshiron asgjë më shumë se të ketë një familje e bashkuar”.

Ndryshe nga motra e saj e famshme, 50-vjeçarja Christy Fox, jeton një jetë më private, larg vëmendjes dhe thuhet se punon si këshilltare studentore. Ndonëse i shmanget publicitetit, më herët është shfaqur në dalje publike me Megan Fox.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat