Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë

Mediale Vip

Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë

Më: 1 mars 2025 Në ora: 23:32
Gjesti pas arratisjes nga muri

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli për publikun pamjet e plota të një prej momenteve më të komentuara të javës – arratisjen e Gjestit nga shtëpia.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, kur reperi vendosi të kalojë murin rrethues të shtëpisë, duke tronditur banorët dhe ndjekësit e reality show-t.

Megjithatë, në spektaklin e së shtunës u transmetuan për herë të parë imazhet e plota të incidentit. Në video shihet momenti kur Gjesti tejkalon rrethojat, duke dalë jashtë zonës së shtëpisë.

Pas këtij veprimi, sigurimi i afrohet menjëherë dhe e shoqëron atë drejt rikthimit brenda shtëpisë. Pamjet e publikuara tregojnë qartë gjithë rrjedhën e ngjarjes, duke hedhur dritë mbi atë që ndodhi pas daljes së tij për disa minuta jashtë perimetrit të lejuar.

Ky veprim i Gjestit u pasua nga një zarf i zi, i cili mbërriti në shtëpi pas shkeljes së rregullave. Vendimi për këtë incident pritet të bëhet publik në spektaklin e ardhshëm, ku do të zbulohet nëse Gjesti do të përballet me një ndëshkim apo masa të tjera nga produksioni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat