Vdekja e vëllait të Unikatilit, afër tij u gjend një armë dhe drogë, policia jep detaje

Mediale Vip

Vdekja e vëllait të Unikatilit, afër tij u gjend një armë dhe drogë, policia jep detaje

Më: 2 mars 2025 Në ora: 19:36 Përditësuar në ora: 09:59 më 03.03.2025
Unikkatili, Mentor Palokaj.

Vdekja e Mentor Palokajt, afër tij u gjend një armë dhe drogë

Mentor Palokaj, vëllai i reperit Unikatil është gjetur pa shenja jete mbrëmë në banesën e tij në Dragodan të Prishtinës.

Policia njofton në raport se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë dhe substanca narkotike.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Anëtari i TBA-së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit: Jam i tronditur, pusho në paqe shoku im

Reperi i njohur i labelit TBA, Sadik Gjokaj – Kobra, ka konfirmuar vdekjen e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokaj.

Në një postim në Facebook, Kobra u shpreh i tronditur për rastin.

“I tronditur nga vdekja e parakohshme të shokut tim Mentor Palokaj, pusho në paqe”, ka shkruar ai.

Policia gjithashtu ka konfirmuar rastin, teksa kanë bërë me dije se Palokaj u gjet i vdekur në një banesë në lagjen Arbëria të kryeqytetit.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

Ky është objekti ku u gjend pa shenja jete vëllai i Unikatilit

Sot rreth orës 18:00, policia është njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Burime kanë bërë të ditur se viktima është Mentor Palokaj, vëllau i reperit të njohur Unikkatil.

Media ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur rasti.

Policia po vazhdonë të qëndorjë në rrugën “Vicianum”, aty ku ndodhur edhe ngjarja.

Ndërsa burimet ka mësuar se trupi i pajetë i Palokaj, është tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Për rastin është deklaruar edhe zëdhëndësja policia e rajonit të Prishtinë, Flora Ahmeti, ku njoftoi se 42-vjeçari është gjetur pa shenja jete në një banesë.

 

Gjendet pa shenja jete në Prishtinë vëllai i Unikkatilit

Pak më parë u raportua se një person është gjetur pa shenja jete në një lagje të Prishtinës dhe se viktima ishte vëllai i reperit Unikkatil, Mentor Palokaj.

Policia ka konfirmuar lajmin, ku thotë se vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat