Vdekja e Mentor Palokajt, afër tij u gjend një armë dhe drogë
Mentor Palokaj, vëllai i reperit Unikatil është gjetur pa shenja jete mbrëmë në banesën e tij në Dragodan të Prishtinës.
Policia njofton në raport se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë dhe substanca narkotike.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Anëtari i TBA-së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit: Jam i tronditur, pusho në paqe shoku im
Reperi i njohur i labelit TBA, Sadik Gjokaj – Kobra, ka konfirmuar vdekjen e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokaj.
Në një postim në Facebook, Kobra u shpreh i tronditur për rastin.
“I tronditur nga vdekja e parakohshme të shokut tim Mentor Palokaj, pusho në paqe”, ka shkruar ai.
Policia gjithashtu ka konfirmuar rastin, teksa kanë bërë me dije se Palokaj u gjet i vdekur në një banesë në lagjen Arbëria të kryeqytetit.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.
Ky është objekti ku u gjend pa shenja jete vëllai i Unikatilit
Sot rreth orës 18:00, policia është njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Burime kanë bërë të ditur se viktima është Mentor Palokaj, vëllau i reperit të njohur Unikkatil.
Media ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur rasti.
Policia po vazhdonë të qëndorjë në rrugën “Vicianum”, aty ku ndodhur edhe ngjarja.
Ndërsa burimet ka mësuar se trupi i pajetë i Palokaj, është tërhequr nga vendi i ngjarjes.
Për rastin është deklaruar edhe zëdhëndësja policia e rajonit të Prishtinë, Flora Ahmeti, ku njoftoi se 42-vjeçari është gjetur pa shenja jete në një banesë.
Gjendet pa shenja jete në Prishtinë vëllai i Unikkatilit
Pak më parë u raportua se një person është gjetur pa shenja jete në një lagje të Prishtinës dhe se viktima ishte vëllai i reperit Unikkatil, Mentor Palokaj.
Policia ka konfirmuar lajmin, ku thotë se vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.