Sadik Gjokaj, i njohur me nofkën ‘Kobra’, anëtar i grupit artistik “The Bloody Alboz” ka konfirmuar vdekjen e Mentor Palokajt.
Gjokaj ka shpërndarë një fotografi me të, ku është shprehur i tronditur nga lajmi për vdekjen e Palokajt, shkruan Insajderi.
“I tronditur nga vdekja e parakoshme te shokut tim Mentor Tee Palokaj pusho ne paqe“, ka shkruar “Kobra” në ‘Facebook’.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen Arbëria në Prishtinë pasditen e së dielës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.