Nga fushat e blerta te një histori dashurie që ka bërë për vete vëmendjen e të gjithëve. Armando Broja, ylli i futbollit shqiptar, nuk është më vetëm. Dhe, më në fund, ne e dimë kush është vajza misterioze që ka hapur këtë kapitull të ri në jetën e tij.
Pas një periudhe të trazuar në karrierën sportive dhe një ndarjeje me influenceren britanike Jade Alyssa Wills, sulmuesi shqiptar duket se ka gjetur një ekuilibër të ri — dhe këtë herë, ajo vjen nga rrënjët e tij.
Burime të sigurta dhe ekskluzive konfirmojnë për “Revista Class” se zemra e Armando Brojës tashmë rreh për Sindin, një vajzë shqiptare nga Përmeti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E panjohur deri më tani për publikun, Sindi ka vendosur të jetë larg vëmendjes së rrjeteve sociale dhe ka vetëm një profil privat me shumë pak ndjekës në Instagram.
Por ka akoma: ne kemi siguruar gjithashtu disa foto ekskluzive të Sindit.