Balerina e njohur Klaudia Pepa ka dhënë lajmin e hidhur se babai i saj është ndarë nga jeta.
Me anë të një postimi në Instagram, ku shfaq disa foto më të atin e ndjerë, Klaudia ka shprehur dhimbjen e madhe për këtë humbje teksa dhe shkruan se është më fat që është rritur dhe edukuar nga ai.
“Jam vajza më me fat që jam rritur dhe edukuar nga ti,”- shprehet balerina.
Ndonëse nuk është i qartë ende shkaku i vdekjes së babait të Pepës, nga postimi i saj kuptojmë që ai mund të ketë vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë, pasi Klaudja shprehet se ky ka qenë një vit mjaft luftarak.
“Luftove shumë këtë vit, edhe ne me ty.”
Postimi i plotë:
Njeriu me i mire ne bote! Me i sjellshmi, me gentili, me i urti, me i miri. Luftove shume kete vit…edhe ne me ty.
Jam vajza me me fat qe jam rritur dhe edukuar nga ti.
Kete vit te kemi jetuar aq shume sa doja ta ktheja kohen pas e ta kisha bere me perpara. Te dua babi Gimi❤️