Demi Moore shmang Mikey Madison në festën e ‘Vanity Fair’ pas humbjes në ‘Oscars’

Mediale Vip

Demi Moore shmang Mikey Madison në festën e ‘Vanity Fair’ pas humbjes në ‘Oscars’

Më: 3 mars 2025 Në ora: 13:45
Demi Moore dhe Mikey Madison

Demi Moore dhe Mikey Madison dukeshin sikur shmangnin njëra-tjetrën në festën e ‘Vanity Fair Oscars’, pas ‘përplasjes’ së tyre në kategorinë e Aktores më të Mirë.

Mikey, 25 vjeçe, triumfoi mbi Demin, duke fituar çmimin për rolin e saj në “Anora”, pavarësisht se Moore ishte favoritja kryesore me “The Substance”.

Kamerat kapën zhgënjimin e dukshëm të Demit gjatë ceremonisë, ndërsa ajo duartrokiste me mirësjellje për fitoren e Madison, shkruan DailyMail.

Megjithatë, aktorja 62-vjeçare mbërriti me buzëqeshje në festën pas çmimeve, por nuk u fotografua pranë fitueses së re.

Në një moment tjetër të sikletshëm, Moore rrezikoi një “përplasje mode” me Sydney Sweeney, e cila kishte zgjedhur një fustan tepër të ngjashëm me të.

Ndërkohë, Mikey festoi me ekipin e “Anora”, duke mbajtur me krenari statujën e saj të parë Oscar.

Pavarësisht mbrëmjes së tensionuar, të dyja aktoret u shfaqën elegante, duke lënë pas një nga momentet më të diskutueshme të ‘Oscars 2025’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat