A ka ndjenja Egli? Ish-banorja e BBV 4: Gjesti shumë i fokusuar te loja, ajo u bë keq…

Mediale Vip

A ka ndjenja Egli? Ish-banorja e BBV 4: Gjesti shumë i fokusuar te loja, ajo u bë keq…

Më: 3 mars 2025 Në ora: 16:02
Gjesti dhe Egli

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Krisa Çaushi, ka qenë e ftuara e radhës në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.

Moderatorja e njohur ka rrëfyer më shumë mbi eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe si i sheh ajo disa nga banorët tani që është jashtë.

Por jo vetëm kaq, pasi Krisa ka treguar dhe disa detaje nga lidhja e saj me Tirin dhe njohjen e tyre…

Pjesë nga intervista:

Si e sheh ti marrëdhënien e Eglit dhe Gjestit, duke qenë se ke qenë pranë tyre në shtëpi?

Egli ndien për Gjestin. E kam parë se sa i ka përjetuar debatet, përplasjet dhe kur qëndroi tre ditë pa folur me të, u bë realisht keq nga gjendja emocionale. Unë nuk e shikoj aktrim tek Egli, por e di që deri diku e ka kuptuar që në fund të ditës jemi në “Big Brother” dhe kjo gjë rrotullohet nga loja. Ndërsa Gjesti më jep pak sinjale të miksuara. Nuk e kuptoj ndonjëherë, do apo nuk do. Por duhet thënë që ai ka rreth 100 ditë izolim dhe është shumë i fokusuar te loja.

Cilat janë planet e tua tani që dole nga shtëpia?

Synimi vazhdon të jetë ekrani gjithmonë, deri sa të mos mundem më ta bëj këtë. Do të doja të kisha një program. Do të ishte kënaqësi të punoja në Top Channel. Do bëja gjithçka përveç sportit dhe politikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat