“Kam qenë lidhur me një vajzë”/ Banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë: Dua të eksperimentoj

Mediale Vip

“Kam qenë lidhur me një vajzë”/ Banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë: Dua të eksperimentoj

Më: 3 mars 2025 Në ora: 17:17
Ola

Banorja e “Big Brother VIP 4”, Ola, i ka habitur të gjithë me një deklaratë që ka bërë ditën e sotme. Ajo ka zbuluar për herë të parë se ka qenë në një lidhje me një vajzë.

Gjatë një bisede me Amber, Ola u shpreh se ka qejf që të eksperimentojë që të shohë se ku është, të dijë se çfarë do.

E pyetur nga Amber nëse vajza në fjalë ishte shqiptare apo e huaj, Ola u përgjigj menjëherë: “Shqiptare”.

Pjesë nga biseda:

Ola: Unë eksperimentoj shumë në lidhje, në partner. Kam patur marrëdhënie edhe me gocë

Amber: Vërtetë?

Ola: Po, një lidhje

Amber: Ke pasur lidhje me gocë?

Ola: Po, se kam problem. Kur ndihem mirë me dikë, ndihem mirë, nuk ka lidhje as mosha, as gjinia. Thjesht dua ta shoh unë ku jam, drejtimin tim, të eksperimentoj të gjitha dhe në fund të di se çfarë dua.

Amber: Ishte e huaj apo shqiptare?

Ola: Shqiptare

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat