Ola – banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Mediale Vip

Ola – banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Më: 3 mars 2025 Në ora: 23:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Ola Zenelaj është banorja e vetme e Big Brother VIP Albania 4 që po agjëron në këtë muaj të shenjtë.

Ajo në ditën e sotme (e hënë) për një moment harroi gjithë këtë dhe përfundoi duke ngrënë.

Teksa menjëherë e kuptoi gabimin dhe reflektoi duke reaguar, teksa hoqi nga goja dhe e gjuajti atë që mori për të ngrënë.

O nuk ha dot, harrova. Jam me agjërim”, ka thënë ajo.

Ndërkohë Joz Marku ia ktheu menjëherë: “Nuk e ke ngrënë, se ki ngrënë”.

Ndonëse në kushte të vështira, duket se Ola po ia del mirë edhe me këtë, pavarësisht situatave në shtëpi.

Ka pak javë që është futur në shtëpi, por ka krijuar tashmë aleanca e histori interesante. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat