Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Mediale Vip

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Më: 3 mars 2025 Në ora: 23:56
Gjesti

Gjesti, njëri nga banorët më aktiv në shtëpi, shpreson që ta fitoj këtë format.

Në një video që është shpërndarë në rrjete sociale, ai kërkon ndihmën e Zotit, për të fituar këtë edicion të BBVA.

Banori nga Kosova thotë se ka kaluar shumë dhe se e meriton që të jetë fituesi.

Ai përmend G Banin pas shuplakës që i dha në fytyrë e po ashtu edhe fjalët e të tjerëve, meqë ka pasur shumë situata në shtëpi.

Gjesti beson që do jetë ai që të fikë dritat e shtëpisë, siç ndodh edhe me fituesin.

O Allah ndihmom, ndihmoji mbretit me i ndal dritat mbreti edhe ecëm”, tha fillimisht ai.

Tutje shtoi: “Ndihmoj mbretit pash Zotin se ka luftuar për këtë vend sa dajakun e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë, se meritojnë këta”.

Tashmë kanë kaluar mbi 70 ditë që nga nisja e BBVA 4, kur Gjesti ndodhet në izolim prej më shumë se 130 ditë, edhe pas pjesëmarrjes në Big Brother të Kosovës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat