Rikthimi i Jozit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u komentua pafund në rrjet, teksa ishte publiku ai që i dha rastin që edhe një herë të bëhet pjesë e këtij formati.
Më e ‘tunduara’ nga rikthimi i tij ishte Loredana, me të cilën Jozi krijoi një romancë brenda BBVA.
Një nga personat më të afërt të Jozit mbetet Valbona dhe raporti i dyshes krijoi dyshime tek banorët e tjerë.
E gjatë një bisede mes Jozit dhe Lorit, e pranishme ishte edhe Valbona, teksa dha një deklaratë ‘bombë’.
“Ne kemi qenë ish të dashur”, i tha Valbona-Loredanës.
Jozi nga ana tjetër theksoi: “Se çfarë kam pasur me këtë, çfarë të intereson. Se çfarë kam bërë dikur nuk të intereson”.
Mbetet të shihet sesi do rrjedhin gjërat mes Lorit dhe Jozit pas kësaj deklarate.