Kurioziteti për një detaj të vogël fizik ka pushtuar rrjetet sociale dhe diskutimet në “Big Brother”. Gjithçka nisi nga një episod që për shumëkënd mund të duket i pabesueshëm: një nishan shkaktoi dramë, refuzim dhe lot.
Siç mund ta keni lexuar, Egli, që flinte pranë Gjestit dhe Rizartës, u ndje e refuzuar pasi ky i fundit përdori jorganin si barrierë për të shmangur çdo kontakt fizik me të.
Arsyeja? Një nishan në këmbën e Eglit, i cili, sipas Gjestit, i shkaktoi një ndjesi aq të çuditshme saqë nuk mundi ta kontrollonte neverinë e tij.
Epo, misteri mori fund.
I hymë hulumtimeve në Instagram dhe e gjetëm nishanin e Eglit. Me gjithë respektin për dramën e krijuar, është e qartë se nishani në fjalë është – një nishan.
Një shenjë e zakonshme, e pranishme në trupin e shumë njerëzve. Asgjë tronditëse, asgjë e pazakontë, asgjë që të meritonte një përplasje aq dramatike.
