Të dielën u gjet pa shenja jete në banesën e tij Mentor Palokaj, vëllai i reperit të famshëm, Unikkatil.
Mentori u gjet pa shenja jete rreth orës 18:00, në banesën e tij në lagjen Arbëria në Prishtinë.
I menjëhershëm ishte intervenimi i njësiteve relevante të policisë dhe atyre mjekësore, sakaq pas hetimeve fillestare u bë e ditur se pranë viktimës u gjet substancë e dyshuar narkotike dhe një armë.
Rrethanat që kanë çuar deri në vdekjen e tij janë akoma të paqarta, sakaq lamtumira do t’i jepet ditën e enjte.
Media raporton se Mentor Palokaj do të përcillet për në banesën e fundit në ora 13:00, në fshatin e tij të lindjes, Gurrakoc të Istogut.
Palokaj u nda nga jeta në moshën 42-vjeçare.