Princ Harry dhe Meghan Markle do të ndahen? Ja si qëndron e vërteta

Mediale Vip

Princ Harry dhe Meghan Markle do të ndahen? Ja si qëndron e vërteta

Më: 4 mars 2025 Në ora: 18:02
Princ Harry dhe Meghan Markle

Pas shumë aludimeve dhe spekulimeve për një mundësinë krize në martesën e tyre, Harry dhe Meghan kanë vendosur të japin një përgjigje të qartë.

Në një intervistë ekskluzive për revistën “People”, me rastin e publikimit të serialit të saj në Netflix, Dukesha e Sussex i ka dhënë fund të gjitha thashethemeve.

Markle ka deklaruar se ajo dhe Princi Harry janë në një periudhë të re, të ngjashme me një “muaj mjalti”, duke theksuar se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë.

Pas gjashtë vitesh martesë dhe dy fëmijëve, çifti i Sussex është duke jetuar një dashuri të rinovuar, duke u përballur me presionet e jetës publike dhe spekulimeve.

Meghan e ka cilësuar këtë periudhë si një “kthim në origjinë”, një moment për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin.

Ata tani jetojnë në shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni, duke u përpjekur të mbajnë jetën private dhe të sigurojnë një mjedis të qetë për rritjen e fëmijëve të tyre, larg vëmendjes së shtypit.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat