Pas vdekjes së vëllait, ka reaguar edhe reperi Unikatil.
Ai ka prekur me fjalët për vëllain e tij, duke thënë se ai ishte “Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti”.
Shkrimi i Unikatilit:
My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë. Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun. Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti. Përjetove gjôna që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm n’ôndrra. Zemra ême u thý në miliarda copa 💔💔💔!! Përshëndetja e fundit jipet të Enjten (06.03.2025) prej orës 9 te restaurant Fenix n’Klinë. Varrimi të njëjtën ditë në orën 13:00 te varrezat e kishës së Gjurakocit.