“Do e afroja, do kishim ngacmime”/ Krisa për raportin Tiri-Loredana: Dyshimet e mia…

Mediale Vip

“Do e afroja, do kishim ngacmime”/ Krisa për raportin Tiri-Loredana: Dyshimet e mia…

Më: 4 mars 2025 Në ora: 18:52
Krisa, Tiri

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent. Të ftuar sot në “Big Brother Radio” ishin ish-banorët e “BBV4” Tiri dhe Krisa.

Teksa shumë polemika ka ngjallur raporti Tiri-Loredana, ish-banori u shpreh se donte të krijonte një lojë kundër Loredanës:

“Kisha plan ta afroja të bëja një lojë, konkluzioni kuptohet, mbase lidhje jo… Kisha një plan që nuk e realizova dot, do ishte shumë i bukur. Do ta afroja, do kishim ngacmime. Në momentin e duhur do bëja atë që meritonte ajo vajzë. Ishte gati të luante. Me aq pak sa i dhashë unë asaj, ajo e pranonte, edhe pasi u fut Jozi. Hapi sytë tha, okay e bëjmë këtë gjë. Nuk do lidhesha”.

Lidhur me këtë lojë, Krisa komentoi:

“Ma tregoi planin. Isha e bindur që ishte lojë. Dyshimet ishin. Loredana gjatë këtyre ditëve kishte qejf. Ajo donte të vazhdonte. Unë e prisja që Tiri do hakmerrej ndaj Loredanës për daljen time”.

“Loredana bën çdo gjë për lojë. Ajo vajzë bën çdo gjë për të arritur qëllimin”, shtoi Tiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat