Rikthehet pas 30 vitesh aktorja e “Shi në plazh”, Vefi Redhi: I jam mirënjohëse shkollës sonë!

Mediale Vip

Rikthehet pas 30 vitesh aktorja e “Shi në plazh”, Vefi Redhi: I jam mirënjohëse shkollës sonë!

Më: 4 mars 2025 Në ora: 22:05
“Shoqja Izmini”

Edhe pse larguar nga Shqipëria në fillim të viteve 90 ajo mbahet mend ende si “Shoqja Izmini” në komedinë “Shi në plazh”.

Me fustanin e kuq, të qeshurën karakteristike e batutën “sigurisht”, Vefi pohon se publiku ende e kujton këtë rol të saj.

Një artiste që prej më shumë se dy dekadash luan në skenat greke e jo vetëm, në teatër e në film rrëfen për Vila24 se e kishte projektuar veten në një shfaqje për publikun shqiptar por asnjëherë nuk kishte qenë momenti i duhur.

-Është një kthim pas kaq vitesh, ndjej që përgjegjësia dhe emocionet janë më të mëdha nga sa e kisha pritur”- thotë Vefi.
Emocionohet teksa sheh momente nga komedia “Shi në plazh”.

-Isha shumë e re këtu, ende studente. Ishte kënaqë…

“Ajo do të mishërojnë fuqishëm në skenë figurën e nënës kosovare, që nuk ndalet në rrugëtimin e saj të gjatë të lodhshëm, të mbushur me plot sakrifica për të zbuluar fatin e fëmijëve të tyre”, shprehet Plaku.

Në skenën e Metropol në fundjavë 7,8,9 Mars. Përfshirë edhe ditën e gruas publiku do të përjetojë emocione të forta. Vefi Redhi e mbyll bisedën me dëshirën e bindjen se kjo nuk do të jetë shfaqja e fundit për artëdashësit shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat