Jay-Z ka paditur gruan që ngriti një akuzë ndaj tij për përdhunim, por më vonë u tërhoq. Reperi amerikan pretendon se gruaja në fjalë ka pranuar se kishte inskenuar historinë se e ka abuzuar në moshën 13 vjeçare me qëllim për të zhvatur para dhe për t’i dëmtuar reputacionin e tij.
Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ngriti padinë e saj ligjore duke akuzuar Jay-Z dhe Sean “Diddy” Combs për përdhunimin e saj në moshën 13-vjeçare, pas MTV Video Music Aëards 2000.
Në padinë e paraqitur në një gjykatë federale në Alabama akuzohen gjithashtu edhe avokatët e gruas për orkestrimin e padisë së saj.
” Jane Doe ( emër i përdorur për të identifikuar gruan anonime) tani vullnetarisht ka pranuar drejtpërdrejt te përfaqësuesit e zotit Carter se historia e paraqitur para botës në gjykatë dhe në televizionin global ishte pikërisht ajo: një histori e rreme, keqdashëse.”, thuhet në padinë për shpifje.