“Nuk kam parë gjë më të shpifur”, Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Mediale Vip

“Nuk kam parë gjë më të shpifur”, Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Më: 4 mars 2025 Në ora: 23:55
Egli dhe Gjesti

Spektakli i së martës ka sjellë një moment mjaft të tensionuar dhe të diskutueshëm, kur Gjesti u kritikua ashpër nga banorët dhe publiku për komentet e tij të papërshtatshme ndaj një nishani që Eglit ka në këmbë.

Kjo ka bërë që situata mes tyre të përkeqësohet dhe të krijohet një atmosferë të tensionuar brenda shtëpisë.

Në klipin e javës, i transmetuar gjatë spektaklit, Gjesti mund të shihej duke i thënë Eglit të largohej nga ai, duke kërkuar që t’i hiqte qimet e nishanit të saj, pasi sipas tij, ai po i vinte ndot.

“Nuk kam parë gjë më të shpifur”. ishte shprehur ai në dhomë, ndërkohë që gjatë natës, ai i kishte kthyer shpinën Eglit vetëm për të shmangur kontaktin fizik, në mënyrë që ajo të mos e prekte për shkak të nishanit.

Kjo deklaratë dhe veprim i tij ka shkaktuar një reagim të fortë nga ana e banorëve, të cilët e kanë kritikuar ashpër për mungesë edukate dhe për fyerjen që ka shkaktuar.

Nga ana tjetër, Egli ka reaguar në mënyrë emocionale, duke përfunduar në lot për shkak të fjalëve të tij.

Ajo u shpreh se ndihej e dëmtuar dhe e fyer nga komentet e tij, duke theksuar se ishte një moment shumë i dhimbshëm për të, pasi nishani i saj ishte një pjesë natyrale e trupit dhe asnjëherë nuk kishte menduar se mund të shkaktonte një reagim të tillë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat