Një debat i zjarrtë ngjau sonte përgjatë spektaklit Prime të BBVA në mes të opinionistes Neda Balluku dhe banores së këtij formati, Rozana Radit.
Rozana drejtoi akuza ndaj Nedës duke thënë se kritikat e saj mbi lojën e aktores në BBVK janë të ndikuara nga inatet personale mes dyshes.
Debati zgjati disa minuta, teksa në krah Nedës përmes Instagramit i doli Rezarta Shkurta.
“E kam thënë prej vitesh se Bigun e ndjek vetëm për komentet e Arbër Hajdarit. Ama edhe Neda Balluku këtë vit është qershia mbi tortë”, shkroi Rezi.
Në foton e ndarë shihen Laerti dhe Rozi njëkohësisht përgjatë debatit të kësaj të fundit me Nedën.
A është ky një ‘diss’ i Rezit për Rozin?
Nisur nga e kaluara e dyshes, Rezi, që pos si artiste njihet edhe si nuse e familjes së liderit komunist, Enver Hoxha si dhe Rozit në anën tjetër, që njihet edhe si aktore me nam – ndër vite kanë pasur raporte thuajse armiqësore.
Raportet jo të mira mes tyre u panë më së miri edhe përgjatë izolimit të dyshes në ‘Vip Shpija’ në Kosovë, vite më parë.
Gjërat mes tyre vazhduan duke u përkeqësuar duke pasuar me drama të tjera të bujshme deri në ngritje padish pranë autoriteteve të policisë.
Rozana akuzoi Rezin – dhe pas kësaj, ajo u shpall e pafajshme me vendim gjykate.
A po rikthehet ‘lufta’ e vjetër mes Rezit e Rozit? Kjo mbetet të shihet!