Melania Trumpit iu bë një pritje emocionuese nga të pranishmit gjatë fjalimit të bashkëshortit të saj dhe presidentit amerikan Donald Trump në Kongres.
Zonja e Parë e SHBA-së zgjodhi një kostum gri Dior në një nga daljet e saj të rralla publike që kur Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë.
Donald Trump, në fakt, nuk e humbi rastin të lavdërojë gruan e tij për mbështetjen e saj ndaj projektligjit të quajtur “Take It Down” që e bën krim publikimin e materialeve pornografike të falsifikuara dhe jo konsensuale, duke kërkuar që platformat të heqin një përmbajtje të tillë.
Vihet re se të gjithë fëmijët e Trump ishin të pranishëm në fjalimin e tij në Kongres, përveç djalit të tij më të vogël, Barron.