I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë eksperti i IT, Tomi Kallanxhi. Ai ka treguar statistikat më të fundit se çfarë kërkojnë më shumë shqiptarët në Google e jo vetëm. Kush është banori i Big Brother VIP 4 më i kërkuar në rrjet?
Egli apo Gjesti, kush mbizotëron në internet?
Faktikisht, është një personazh që me këdo ta përplasim është pothuajse fitues, që është Gjesti. Nëse do flasim për qytetet ku janë fansat më të mëdhenj të Gjestit, Gjesti fansat më të mëdhenj i ka në Berat, Kukës, Dibër, Lezhë, që siç e shohim janë qytetet që shohin më shumë “Big Brother”.
Ndoshta prandaj është dhe aq popullor sepse janë qytetet që e votojnë më shumë. Dhe qyteti që e ka më pak qejf, shifrat janë shumë të mëdha, është Vlora, ku është Egli më mirë. Por prapë midis të dyve, Egli është 46% dhe Gjesti është 54%. Por fansat më të mëdhenj të Eglit janë në Vlorë.