Fero publikon fotografi nga palestra: Pas Ramazanit do e shihni se çfarë është trupi

Mediale Vip

Fero publikon fotografi nga palestra: Pas Ramazanit do e shihni se çfarë është trupi

Më: 5 mars 2025 Në ora: 14:24
Feronit Shabani – Fero

Feronit Shabani – Fero pavarësisht largimit nga muzika, po vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale.

Ai publikon fotografi të ndryshme me ndjekësit dhe është shumë i përkushtuar ndaj palestrës.

Në një imazh të fundit nga ushtrimet, ai ka bërë edhe një përshkrim interesant, me të cilin mori vëmendje.

“Shumë probleme mundesh me i zgjidh nëse i largon disa ushqime, disa njerëz edhe disa zakone nga jeta juaj”, tha ai.

Tutje shtoi: “Do i shihni pas Ramazanit se çfarë është trupi”.

Fero këto ditë ka treguar për ndjekësit se është martuar me një modele po ashtu nga Gjilani.

Kjo është martesa e dytë për të, pas asaj me Arbenita Ismajlin, me të cilën ka një vajzë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat