Ditën e sotme teksa ndodheshin jashtë në oborr, Rozana, Laerti dhe Ola kanë diskutuar në lidhje me thyerjen e kutisë së emergjencës nga Gjesti, për të përdorur imunitetin
Ola është shprehur se Gjesti e ka thyer atë vetëm me qëllimin që dikush tjetër të mos kishte mundësinë që ta bënte.
Ola: E di pse e ka thyer Gjesti? Sepse ka pasur hall mos e thyen dikush tjetër. Prandaj e ka thyer
Laerti: Kjo ka logjikë që thotë Ola.
Ola: Sepse ata po diskutonin, më panë mua dhe u nisën të dy me vrap sepse mendonin se do ta thyeja unë. Që e diskutoi Lorin pjesën e kutisë. As nuk kisha ndërmend fare. Sepse e dija që nuk rrezikoja