Një moment i pazakontë mes Loredanës dhe Jozit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Një video e publikuar në X (ish-Twitter) tregon momentin kur Loredana e godet Jozin me një shishe, ndërsa ai ndodhej i shtrirë duke marrë një trajtim estetik në dhomën e makijazhit.
Pamjet kanë ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët po diskutojnë nëse ky veprim ishte shaka apo një reagim i nxitur nga tensionet e fundit mes tyre.
dhunusja 🎀 #bbvipal4 pic.twitter.com/nKCiuhpi9G
— buzz💋 (@zonjaputhje) March 5, 2025
Dyshja ka qenë në qendër të vëmendjes pas spektaklit të së martës, ku Jozi, në një farë mënyre, “e tradhtoi” Loredanën duke flirtuar me një tjetër banore të shtëpisë, Olën.