Vdekja e aktorit dhe gruas së tij s’u shkaktua nga gazi, çfarë thonë hetimet

Mediale Vip

Vdekja e aktorit dhe gruas së tij s’u shkaktua nga gazi, çfarë thonë hetimet

Më: 5 mars 2025 Në ora: 20:41
Gene Hackman dhe gruas së tij Betsy Arakawa

Vdekja e fituesit të çmimit Oscar, Gene Hackman dhe gruas së tij Betsy Arakawa, të cilët u gjetën të vdekur javën e kaluar në shtëpinë e tyre në Santa Fe, nuk ishin rezultat i një rrjedhje gazi, thanë sot autoritetet e New Mexico.

Kompania e gazit nuk zbuloi praninë e monoksidit të karbonit në shtëpinë e Hackman gjatë një hetimi të plotë, raportoi CNN.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së çiftit.

Në trupat e tyre nuk u gjetën lëndime të jashtme apo shenja të tjera të dyshimta, tregoi një autopsi paraprake.

Pranë tyre, qeni i tyre Zina u gjet i vdekur, pesë ose gjashtë metra larg Arakawa.

Siç raporton kanali televiziv ABC, në pronë janë gjetur edhe dy qen të tjerë gjallw, të cilët tashmë janë mirë dhe nwn kujdes.

Hackman mbushi 95 vjeç në fund të janarit dhe filmi i fundit në të cilin luajti ishte “Welcome to Mooseport” i vitit 2004.

Hackman u bë i famshëm për rolin e tij në filmin e vitit 1967 Bonnie and Clyde, dhe ai fitoi Oscar për rolet e tij në filmin e vitit 1971 Lidhja franceze dhe filmi i vitit 1992 Unforgiven.

Bashkëshortja e tij, me të cilën ishte i martuar që nga viti 1991, ishte pianiste, ndërsa nga martesa e parë ka tre fëmijë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat