Një atmosferë e tensionuar dhe e ngarkuar ka mbushur ambientet e “Big Brother VIP Albania” pasi banorët kanë filluar të besojnë se Gjesti, reperi i njohur nga Peja, ka lënë përfundimisht shtëpinë.
Pasi u përshëndet me të gjithë banorët dhe, veçanërisht, me Eglin dhe Rozanën, me të cilët kishte krijuar lidhje të aferta gjatë qëndrimit, ata kanë kaluar momente të vështira, duke menduar se ai është larguar nga gara.
Ndërkohë, Rozana dhe Egli, të cilët ishin më të ndjeshëm ndaj largimit të Gjestit, janë parë të merzitur dhe të shqetësuar.
Ata nuk kanë mundur të mbajnë lotët, duke shpërthyer në qarje, ndërsa kujtimet e lidhjeve të aferta që kishin krijuar me të janë bërë ende më të dhimbshme pas largimit të tij.
Në shtëpinë e famshme, ku emocionet janë të pranishme në çdo moment, ky largim ka lënë një boshllëk të madh, veçanërisht për dyshen që kishin krijuar një lidhje të fortë me reperin.
Ndërsa banorët ende mendojnë se Gjesti është larguar dhe ka hequr dorë nga gara, një plan i papritur ka marrë formë.